Rrahën Arbër Liçon në derë të shtëpisë, nën hetim 2 autorët

0

2 persona janë vënë nën hetim në Kuçovë pasi 3 ditë më parë kanë shkuar në shtëpinë  e Arbër Liços të cilin e kanë dhunuar në derë të shtëpisë me shkopinj bejsbolli.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit L.M., 61 vjeç, dhe I.I., 33 vjeç, pasi në datë 08.10.2021, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shkuar jashtë rrethimit të banesës  së shtetasit A.L në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, dhe për motive të dobëta e kanë kanosur, fyer dhe goditur në dorë me sende të forta shtetasin A.L, gjithashtu kanë goditur me sende të forta derën e banesës dhe kanë hedhur gurë në oborrin e banesës”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu