Gazetarja e njohur bëhet nënë për herë të parë: Lë në mes karrierën televizive për familjen në SHBA

0

Gazetarja e njohur Kozeta Turishta, është bërë sot nënë për herë të parë. Prej vitesh ajo është zhvendosur në Nju Jork, ku jeton e punon. Joseph erdhi në jetë në Nju Jork, nga dashuria e Kozetës dhe Eduardit, bashkëshortit të saj.

Kozeta Turishta ishte ylli i “Pasdite në Top Channel”, kur zgjodhi të lërë karrierën televizive në Tiranë, për Nju-Jorkun. Shkodrania që ngjan si Xheki Kenedy shkoi në Top pasi kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut si gazetarja më e ëmbël e News 24.

Por ajo i la të gjitha dhe ia nisi nga e para në Nju-Jork, shkruan dritare.
Aty ia ka dalë të jetë një nga emrat më të dashur të diasporës në çdo festë e paradë shqiptare, por njëkohësisht të provojë veten në një karrierë të re, jashtë televizionit, por jo jashtë vëmendjes së yjeve të televizionit amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu