Rrahën të dashurat/ Policia arreston dy ‘të fortët’ në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 të rinj pasi akuzohen se kanë ushtrua dhunë fizike ndaj të dashurave të tyre.

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurave të tyre.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet L. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe A. A., 31 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan me iniciativë shtetasin L. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, bëjnë me dije blutë.

Në njoftim thuhet  gjithashtu se nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan me iniciativë shtetasin L. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Xh. C., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– D. F., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu