Rrahman Rraja dha dorëheqjen pas dhunës në Krujë, KQZ i jep mandatin Arkend Ballës

0

KQZ i ka dhënë mandatin Arkend Ballës, si deputeti më i ri i Kuvendit.

Balla mori mandatin, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës, pas dhunës barbare të familjarëve të tij, ndaj kushërinjve të fisit Maja, në Krujë.

Për dhunën ndaj dy kushërinjve, akuzohen 2 vëllezërit e ish deputetit socialist dhe djali i tij Rexhep Rraja.

Ky i fundit  njoftoi dorëheqjen nga posti më 8 Korrik, disa ditë pas dhunës barbare që djali i tij, Rexhep Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal dhe Flamur Raja ushtruan nga dy kushërnjve Maja.

Dy kushërinjtë kishin denoncuar më parë prishjen e shtëpive nga shpërthimet e një guroreje që administrohej nga të afërmit e deputetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu