Rrahu të moshuarit dhe u mori paratë, arrestohet shqiptari në Greqi

0

GREQI- Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për vjedhje dhe plagosje. Ngjarja ka ndodhur në Drymos, Vonicë.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një 32-vjeçar që së bashku me 2 persona të tjerë ende të paindentifikuar, kanë grabitur një shtëpi, tek e cila jetonte një 60-vjeçar me nënën e tij.

Tre sulmuesit kanë hyrë në shtëpi me dhunë, kanë rrahur të moshuarit, i kanë qëlluar me thikë dhe më pas u kanë marrë euro, një cek 3500 eurosh dhe nje telefon. Dy bashkëpunëtorët e shqiptarit janë shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu