Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ylli Limani ka zbuluar se viti 2022 i ka ndryshuar të gjithë jetën. Ai ka treguar se për të ky vit ka qenë më i bukuri, por njëkohësisht dhe më i vështiri.
“2022 ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Ka qenë viti më i miri dhe më i vështiri i jetës time. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit që e doni muzikën time …mirënjohjen time nuk do të di kurrë me e shpreh qysh ju e meritoni! Faleminderit le ta bëjmë këtë 2023. Gëzuar”, ka shkruar këngëtari.