TIRANË- Viti 2022 përgatiti letra e divorcit për çifte shumë të njohur që kishin kaluar më shumë se një dekadë bashkë, por ‘era e tradhëtisë’ i ndau. Yjet e Hollivudit e gjetën veten në faqet e para të mediave rozë dhe këtë herë, jo për arritjet profesionale, por për sferën e tyre intime. Lajmi i ndarjes pasoi me atë të aventurave të reja dhe jo vetëm.
Shakira dhe Gerard Pique
Çifti kishin më shumë se 10 vjet së bashku dhe dy djem nga lidhja e tyre. Megjithatë, tradhtia e ish-futbollistit u bë e ditur në qershorin dhe solli ndarjen e çiftit. Këngëtarja kolumbiane u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët dhe i la vendin aventurës së re të Pique me 23-vjeçaren Clara Chía Marti, e cila është vetëm 23 vjeçe. Ajo punon si organizatore eventesh në Kosmos Global Holding SL, një nga zyrat ku investon sportisti.megjithatë, priten zhvillime sërish, pasi lajmet e dala së fundmi kanë treguar se dyshja nuk janë dhe aq mirë me marrëdhënien e tyre të re.
Francesco Totti dhe Ilary Blasi
Shoëbizi italian “vloi” në momentin që ish-kapiteni i Romës dhe kampioni i botës në 2006, Francesco Totti, zyrtarizoi ndarjen nga bashkëshortja, moderatorja e njohur Ilary Blasi. Çifti që prej dy dekadash ishte pjesë e pandashme e lajmeve, duke u marrë si një shembull pozitiv i një marrëdhënie të shëndoshë, lidhja e re ish-futbollistit me Noemin, çoi dyshen drejt ndarjes. Noemi u pa me Tottin edhe në finalen e Tiranës, ku Roma fitoi Conference League, duke u nisur pas ndeshjes në Montekarlo dhe Egjipt. Totti dhe Blasi ishte distancuar prej muajsh, por vendimin zyrtar e kishin shtyre për shkak të tri fëmijëve të tyre, Christian, Chanel dhe Isabel.
Tom Brady dhe Gisele Bundchen
13 vite lidhje mori fund. Gjithçka u njoftua përmes një postimi në Instagram dhe nuk dihet nëse ndonjë prej tyre nisur aventurë të re.
Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone
4 vite lidhje mori fund. Daljet e tyre publike së bashku ishin të pakta, por të gjithë flisnin për një çift shumë të dashuruar. Megjithatë, gushtin që lamë pas, ata i dhanë fund lidhjes. Raportimet e mëvonshme treguan se Leo po shijon një romancë me Gigi Hadid.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Pas ndarjes me Kanye West, Kim zyrtarizoi lidhjen me komedianin, por marrëdhënia nuk zgjati shumë. Ata u shfaqën së bashku në Met Gala dhe pastime në rrjetet sociale që tregonin për dashurinë e përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit nuk kishin fund, por angazhimet profesionale nuk i lanë ta shijonin me gjatë. “Oraret e tyre kërkuese nuk i lejonin ata të mbanin një marrëdhënie të mirë”,- tregonin burimet. tha një burim për enews.com.
Ish-i i Kim jetoi dy lidhje dhe të dyjave u dha fund. Kanye West dhe Julia Fox publikuan foton e tyre të parë në Janar dhe konfimuan lidhjen, por gjashtë muaj më vonë u ndanë. Pas saj reperi u hodh në krahët e Juliana Nalu, por edhe lidhja me modelen braziliane përfundoi, shumë shpejt.
Harry Styles dhe Olivia Wilde
Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pas dy vitesh. “Ai ka turneun e tij dhe ajo po fokusohet te fëmijët e saj tani. Vendimi u mor me qetësi,”- thanë burimet për People, përsa i përket marrëdhënies së dyshes.
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-Mcclard
Pas lindjes së djalit, dyshja u distancuan, por zërat tregonin se shkak për ndarjen ishte bërë një tradhëti nga ana e Sebastian. Modelja u lidh më pas me Pete Davidson, por vetëm disa ditë më parë, i dhanë fund.