Rregullorja e re e KLP: Prokurori pranon ftesat nga zyrtarë, mund të marrë dhurata

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren e re për standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorit, në mënyrë që të ruajë dhe forcojë integritetin e tyre personal dhe profesional. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi ditën e botimit, më datë 1 mars 2022. Në këto vendime, ato që bien në sy janë rregullat e reja të etikës dhe sjelljes që duhet të ketë prokurori.

Neni 16 në këtë rregullore flet për dhuratat dhe mikëpritjen që prokurori duhet të ketë. Sipas këtij ligji, ai duhet të pranojë ftesta që i vijnë nga zyrtarët e lartë për dreka dhe darka.

“Dhuratat, mikpritja apo aktivitetet sociale” thotë se prokurori mund të pranojë ftesa për drekë apo për darkë nga zyrtarë apo organizata profesionale në fushën e ligjit apo në fusha të tjera. Pra, edhe pse kjo rregullore e re synon forcimin e integritetit personal dhe profesional të prokurorit, nga ana tjetër e lejon atë të drekojë apo darkojë me zyrtarë shtetëror.Gjithashtu, rregullat e reja e lejojnë prokurorin të përdorë rrjetet apo median sociale, por duhet të ndjekë udhëzimet e autoriteteve përkatëse sa i takon aspektit të sigurisë në këtë fushë. “Prokurori duhet të sigurohet që informacioni mbi jetën personale të tij apo të saj dhe adresa e shtëpisë nuk është e vlefshme online.” “Prokurori duhet të kontrollojë rregullimet e privatësisë dhe të kufizojë aksesin në profilin e tij nga publiku, për t’u siguruar që informacioni aksesohet nga një grup i kufizuar”, vijon më tej një rregull tjetër, për standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorit.

Po ashtu, në disa pika thuhet se mund të pranojë dhurata simbolike që i jepen.

‘Mund të marrë dhurata simbolike, çmime ose përfitime, sipas rastit për të cilin jepet dhe nëpërputhje me ligjin, me kusht që dhurata, çmimi apo përfitimi, të mos perceptohen nga publiku, sishkak njëanshmërie apo si qëllim për të ndikuar te prokurori në ushtrimin e detyrësm. Mund të pranojë dekorime dhe tituj nderi, vetëm kur pranimi i tyre nuk ngre dyshime tëarsyeshme për njëanshmëri ose cenim të pavarësisë së prokurorit’- thuhet në një pikë.

PJESË NGA RREGULLORJA E RE:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu