TIRANË- Në procesin që po zhvillohet ndaj Dritan Rexhepit dhe disa personave të tjerë në Gjykatën e Posaçme, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Rexhepi ka deklaruar se nuk ka njohje me Gentian Doçin një nga personat që akuzohet nga SPAK si organizator i rrëmbimet dhe gjithashtu tha se do të japë prova përballë gjykatës dhe prokurorisë.
“Nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do e faktoj me prova në vijim përballë prokuroreve dhe gjykatës”.
Nga ana tjetër edhe avokatët e të pandehurve të tjerë kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura në seancë nga prokuroria.
Mëngjesin e 17 janarit të vitit 2020, Jan Prenga, 49 vjeç, ka pirë kafe me gruan e tij dhe më pas është ndarë prej saj që të merrej me disa punë që kishte lënë pa përfunduar. Është nisur drejt rrugës “London”, në Kamzë.
Katër persona të maskuar, i prenë rrugën dhe pasi e goditën disa herë, e futën me forcë në një makinë “Range Rover”, të bardhë, që e kishin vjedhur për ketë qëllim.
Si provë e pengmarrjes mbetën vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Dëshmitarët lajmëruan Policinë e më pas u njoftua edhe bashkëshortja e Jan Prengës.