Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, ministri i Brendshëm Sveçla niset urgjentisht drejt Jarinjes (Video)

0

PRISHTINË- Radio Televizioni i Kosovës ka raportuar se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është nisur me urgjencë për në pikën kufitare në Jarinjë, pas rrëmbimit të policëve kufitarë të Kosovës nga Polica serbe. Media ka publikuar edhe një video të momentit, ku shihet automjeti i tij zyrtar duke shkuar në drejtim të pikës kufitare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë dyshime se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë arrestuar nga ushtria e Serbisë dhe se kjo është bërë si hakmarrje prej Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviçit. Sipas tij, hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është “agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu