Rrëshqet rruga poshtë Kalasë së Gjirokastrës, shkak shiu i dendur

0

Intensiteti i reshjeve të shiut orët e fundit në qytetin e Gjirokastrës, ka shkaktuar probleme me rrëshqitjet.

Në zonën muzeale është konstatuar rrëshqitje poshtë kalasë së qytetit në rrugën që të çon në drejtim të lagjeve Dunavat, Manalat, Cfakë, Pazari i Vjetër.

Nën kalldrëm është konstatuar rrëshqitje e bazamentit duke lënë në ajër pjesën anësore të rrugës së gurtë. Deri me tani autoritetet nuk kanë sinjalizuar për të vendosur shenja identifikuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu