Aksi nacional Vlorë-Radhimë është bërë i pakalueshëm për mjetet. Mësohet se në këtë aks ka pasur rrëshqitje dherash si pasojë e motit të keq dhe nuk mund të kalojë asnjë automjet. Nuk dihet ende se për sa kohë do të qëndrojë e bllokuar kjo rrugë që është mjaft thelbësore për banorët e zonës dhe jo vetëm.