Rrëshqitje gurësh dhe dherash nga moti i keq, bllokohet aksi Mes-Ura e Shtrenjtë në Shkodër

0

Pas reshjeve të shiut gjatë natës, në bashkinë Shkodër ka probleme vetëm në rrugën e Prekalit. Problematike është vetëm segmenti rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë.

Aktualisht, qarkullimi është i pamundur në këtë segment për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.

Firma kontraktuese pritet të ndërhyjë për pastrimin e saj.

Nuk paraqiten problematika në akse të tjera. Sakaq, theksojmë se një ditë më parë Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkoi nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të Mbrojtjes Civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu