Rreth 2 orë në SPAK/ Berisha flet pas marrjes në pyetje

0

Për rreth 2 orë Sali Berisha u mor këtë të martë në pyetje nga prokurorët e posacëm, si person në hetim në lidhje me dosjen Partizani.

Ndonëse në arrest shtëpie, dhe i ndaluar të flasë me këdo tjetër përvec se bashkëjetuesve, Berisha theu masën e sigurisë menjëherë pasi doli nga Prokuroria e Posacme, duke u ndalur të flasë para mediave, ndërsa sulmoi SPAK.

“Gjeta një grup të terrorizuar. Unë në emër tuaj dhe të PD u deklarova sa vijon, pasi i pyeta pse jetoni në terror, të hysh aty hyn si në një … s’mund të imagjinoni masat e sigurisë. Pasi iu deklarova se Berisha është këtu se cdo njeriu që thirret duhet të paraqitet për tu marrë në pyetje dhe kjo ka

Kam ardh këtu t’ua them në sy në emër të demokratëve të gjitha ato që prej dy vitesh kam denoncuar qeverinë dhe ju si grup kriminal. Kam ardhur këtu të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar ku nuk ka asgjë të vërtetë. Por vetëm zbatim të urdhrave politik, jeni angazhuar në një betejën kundër opozitës shqiptare dhe pluralizmit në Shqipëri.

Ju deklarova aty- se jam këtu për të shembur piramidën e tillë dhe për të denoncuar aktet antikushtetuese dhe masat e vendosura kundër Kushtetutës ndaj Berishës. Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, të turpshme. Ata refuzuar ekspertizën, ekspertë të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi të strukturuar kriminal”- tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu