“Rreth 400,000 hakerë sulmojnë Rusinë”, shefi i Sigurisë kibernetike të Ukrainës: Po luftojmë luftën e parë ‘hibride’ në botë

0

Autoriteti i sigurisë kibernetike ukrainase deklaron se vendi po lufton në fushën kibernetike, ashtu si dhe në terren. Ky autoritet bën me dije se po përballen me sulme të vazhdueshme kibernetike kundër qeverisë ukrainase dhe rrjeteve të infrastrukturës, ku thuhet se qytetarët dhe zyrtarët tani janë në shënjestër.

Zëvendëskryetari i Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale, Viktor Zhora pohon se mbrojtja kibernetike po zmbraps shumicën e sulmeve, një luftë kjo e paprecedentë kundër Rusisë.

“Këto dy luftëra (Lufta në terren me ushtri dhe lufta kibernetike) janë pjesë e kësaj lufte hibride. Kjo po ndodh për herë të parë në histori dhe unë besoj se lufta kibernetike mund të mbyllet vetëm me përfundimin e luftës konvencionale dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta afruar këtë moment”, tha Zhora.

Në fillim të pushtimit, ministria dixhitale nisi sulmet me “Ushtrinë IT të Ukrainës”, e cila ka kryer sulme kibernetike ndaj objektivave ruse, duke përfshirë përpjekjet për të ndërprerë rrjetet e transportit dhe energjisë.

Grupi Telegram thotë se kjo ‘ushtri’ ka 270,000 anëtarë, por ministria vlerëson se mund të ketë deri në 400,000 hakerë që luftojnë online për Ukrainën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu