Rrezikoi jetën e policëve në Qafë Botë, kush është shqiptari i arrestuar (EMRI)

0

SARANDË– Identifikohet personi që rrezikoi jetën e policëve shqiptarë dhe grekë gjatë pasdites së sotme në pikën doganore të Qafë Botës. Mësohet se bëhet fjalë për 39-vjeçari Gardian Mirakaj, nga Lezha.

Mirakaj nuk iu bind urdhrit të policisë shqiptare dhe më pas asaj greke dhe theu traun e doganës greke, por aksioni nuk zgjati shumë kohë pasi u kap në Igumenicës.

Nga kontrolli i mjetit që drejtonte 39-vjeçari nuk u gjet asgjë e dyshimtë që mund të ngjallte dyshime lidhur me ndonjë trafik të mundshëm lëndësh narkotike. Ndaj dyshohet se i riu mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu