Rrezikoi pushuesit me gomone pranë bregut, e pëson keq drejtuesi në plazhin e Jalës

0

Ditën e sotme një shtetas ka lundruar me gomonen e tij jashtë perimetrit të përcaktuar duke rrezikuar jetën e pushuesve në Jalë, Himarë.

Pas informacioneve të marra, Njësia Policore e Jalës ka shkuar në zonë ka konstatuar mjetin lundrues që lëvizte jashtë perimetrit dhe më pas e ka bllokuar atë.

Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me një masë administrative, 100 mijë lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Jalë, Himarë

Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia.

Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin, me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu