Rrezikon mbytjen një pushuese në plazhin e Shëngjinit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

0

Një shtetase kosovare ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.

Ajo është nxjerrë nga pushuesit e tjerë në breg, dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës.

Burime bëjnë me dije se pushuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka konsumuar shumë ujë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu