Rrezikonin të mbyteshin! Shpëtohen 100 emigrantë nga policia bregdetare në Greqi

0

Policia bregdetare greke ka shpëtuar rreth 100 emigrantë në det pranë ishullit Kythera, të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Sipas raportimeve nga mediat greke, operacioni i shpëtimit u krye mbrëmjen e 10 qershorit pasi anija që transportonte emigrantët u përball me vështirësi.

Të gjithë ata që ndodheshin në anije ishin në gjendje të mirë shëndetësore, njoftuan autoritetet greke.

Në vendngjarje kanë shkuar që në momentin e parë tre mjete të autoritetit portual, ndërsa pritet edhe një mjet lundrues në det të hapur.

Varka me vela, sipas informacioneve, pritet të dërgohet fillimisht në Diakofti të Kythirës, ​​ndërsa më pas emigrantët do të transportohen drejt Neapolit të Lakonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu