Rrëzimi i avionit ushtarak në Ukrainë: Të paktën 25 të vdekur

0

Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur pas një përplasje që përfshinte një avion të transportit ushtarak Antonov-26 të ushtrisë ukrainase natën e kaluar, në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore.

Sipas informacionit paraprak, 25 persona janë vrarë, ndërkohë që dy të plagosur po trajtohen në gjendje kritike.

Sipas Guvernatorit të Kharkiv Alexei Kutcher, katër persona janë zhdukur.

Një raport i mëparshëm kishte vendosur numrin e të vdekurve në 22, dy të plagosur rëndë dhe dy të zhdukur.

Sipas shërbimit të urgjencës shtetërore Antonov An-26, u rrëzua gjatë uljes së tij rreth 20:50 me kohën lokale, dy kilometra nga aeroporti ushtarak Chugoi. Aeroplani mori flakë pas rrëzimit të tij i cili u shua një orë më vonë.

“Kishte një paralajmërim nga piloti se motori i majtë ishte dëmtuar”, tha Kutcher në një konferencë shtypi.

Ai vuri në dukje se kjo nuk mund të jetë një situatë kritike për një pilot me përvojë.

“Çfarë ndodhi më pas është e paqartë, do të përcaktohet nga hetimi,” shtoi guvernatori.

Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, përveç ekuipazhit, në avion ishin edhe 28 pilotë të Forcave Ajrore dhe studentë të Institutit të Forcës Ajrore të Ukrainës ndërkohë që autoritetet më vonë sqaruan se ishin 27 persona në bord, pasi një student nuk ishte lejuar të hipte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu