Shtabi i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se ka goditur katër avionë të forcave ruse gjatë 24 orëve.
Ushtria Ukrainase gjithashtu është shprehur se gjendja morale dhe psikologjike e ushtarëve rusë është në një gjendje të rënduar.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje NATO-s që të mbyllë hapësirën ajrore, duke paralajmëruar se mbetet çështje kohë që raketat ruse të godasin shtëpitë e qytetarëve të NATO-s.