Rrëzohen dy turistë holandezë në Malin e Çikës, transportohen me helikopter në spital

0

Vlorë- Dy turistë holandezë janë rrëzuar gjatë eksplorimit në Malin e Çikës në Dhërmi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, fatmirësisht pa viktima. Raportohet se një prej turistëve ka thyer këmbën, ndërsa tjetri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Një helikopter i urgjencës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer transportimin e turistëve drejt spitalit të Vlorës. infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu