Rrëzohet avioni i ushtrisë britanike. Ja cila është arsyeja

0

Rrëzohet avioni i ushtrisë britanike, helikopterët dhe ambulacat me urgjencë drejt vendngjarjes

Mediat britanike raportojnë një avion i flotës ajrore mbretërore britanike është rrëzuar në Cornëall. Bëhet e ditur se avioni është i tipit Hawk T1, ndërsa dy pilotët kanë arritur të dalin nga avioni para se ai të përplasej me tokën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë: “Anëtarët e ekuipazhit u nxorën jashtë para përplasjes me tokën dhe janë nën kontrollin e mjekëve. Do të nisin hetimet për ngjarjen”.

Për momentin, dy helikopterë të ambulancës ajrore janë në vendin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu