Rrëzohet avioni në Suedi, 9 të vdekur

0

Në një aksident ajror që të enjten në mbrëmje ndodhi në Orebro të Suedisë, humbën jetën nëntë persona, tha policia.

Mes të vdekurve është piloti dhe tetë pasagjerë. Viktimat janë anëtarë të një klubi të parashutizmit, konfirmoi prefektja e qarkut Orebro, Maria Larsson.

Carl-Johan Linde, një zëdhënës i administratës detare suedeze, e cila mbikëqyr trafikun ajror, tha se rrëzimi ndodhi gjatë ngritjes së një avioni të vogël. Avioni mori flakë pas përplasjes dhe zjarrfikësit nuk arritën të shpëtonin askënd.

Në qarkun Orebro, flamujt sot u ulën në gjysmë shtizë dhe kryeministri i Suedisë njoftoi në një konferencë shtypi se sot është ditë zie në gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu