Rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë si pasojë e motit të keq, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

0

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme.

Mësohet se disa pllaka janë shkëputur nga kati i fundit i një pallati 7-katësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” përballë shkollës “Çajupi”.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu