Zjarr masiv në parkun e lodrave në Indi, humbin jetën 20 persona, mes tyre edhe fëmijë

0

INDI – Një zjarr masiv ka rënë në një park lojërash në Indi, ku si pasojë kanë humbur jetën 20 persona. Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa dyshohet se dhjetëra persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë kryeministri i vendit, Narendra Modi, deklaron se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ai shprehet “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga zjarri, ndërsa shton se i bashkohet dhimbjes së personave që kanë humbur të dashurit nga incidenti tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu