Rrëzohet nga shkallët dhe humb jetë burri në Kuçovë, ishte i dehur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Tapi, Kuçovë.
Mësohet se rreth orës 19:30, një 62-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij pasi ka qenë në gjendje të dehur.
Rrëzimi ka qenë fatal për 62-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2024, rreth orës 19:30, në fshatin Tapi, Kuçovë, shtetasi N. T., 62 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, ka rënë nga shkallët e banesës së tij, dhe për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu