‘Rrite një çikë atë’! Aurela Gaçe pëcjell një mesazh të rëndësishëm: Nuk kam nevojë ta kem shalën 2 metra të jem interesante!

0

Aurela Gaçe është padyshim ndër këngëtaret më të dashura për publikun. E ftuar tek në “Rudina” në Tv Klan ajo foli për dy albumet e saj të punuara gjatë periudhës së pandemisë, “Unike” dhe “Me Taban” të cilët i prezantoi në një mbrëmje mes miqsh. Ndërsa kthehej edhe pak pas në kohë, Aurela preku edhe pjesën e pamjes së saj në skenë dhe përçoi një mesazh të fuqishëm.

Aurela Gaçe: Kënga “Unike” është fiks çdo këshillë që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve por unë e ndiej këtë gjë edhe tek fëmijët, tek vajzat e mia që kanë atë… “dua të dukem mirë e më shikojnë njerëzit, dua t’i kreh flokët, jo kështu se më shan shoqja”, pra vetvetiu mua më kthehen pas të gjitha ato këshillat që të japin njerëzit për të qenë mjaftueshëm në sytë e tyre. Ndërkohë secili nga ne është mjaftueshëm siç e ka krijuar Zoti. Mjafton ne të jemi plot nga brenda. Unë e di, nuk jam perfekte, askush nuk është perfekt, por njerëzit ta vënë në dukje gjithmonë. “Shumë bukur këndon, por dobësohu pak. Shumë bukur këndon, por holloje një çikë belin. Shumë bukur këndon, por rrite një çikë atë” (bën me shenjë nga gjoksi). Më fal, unë jam plot këtu dhe këtu (tregon kokën dhe zemrën). Unë, domethënë të gjithë ne. Jam e bindur që edhe çunat ndihen të bullizuar ose jo mjaftueshëm në shoqëri. Ne kur kemi çfarë themi jemi interesantë vetë, nuk ka nevojë ta kem shalën 2 metra për të qenë interesante.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu