Rriten çmimet, shtrenjtohen qiratë dhe shitja e apartamenteve

0

Nga Erblina Mile:

Apartamentet në Tiranë vazhdojnë të kenë një rritje të ndjeshme të çmimeve nga viti në vit duke u bërë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve që kanë të ardhura mesatare.

Ekspertët theksojnë se çmimet e shitjes së apartamenteve  janë rritur me 15%.Por pavarësisht kësaj kërkesa  për të blerë vijon të jetë e madhe. Ilda Baraj eksperte imobiliare thotë se  rritja e çmimeve lidhet me standartet që ofrohen në ndërtimet e reja.

E njëjta situatë është edhe me qiratë. Për shkak të pamundësisë ekonomike shume qendër qytetarë kanë zgjedhur të jetojnë me qira por edhe ata po përballen me rritje të çmimit të qirave si në periferi apo në qendër.

Kryesisht blerja e apartamenteve në Shqipëri realizohet me kredi pasi mundësitë financiare të shqiptarëve janë shumë të vogla në krahasim me çmimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu