Sërish akuza kundër Facebook, injoroi mijëra alarme për urrejtjen dhe teoritë konspirative

0

Mediat amerikane kanë akuzuar sërish Facebook.. Këtë herë platforma sociale e Mark Zukerberg akuzohet se ka zgjedhur përfitimet financiare dhe jo luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe përhapjes së informacioneve të rreme.

Një vit e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale amerikane, platforma ishte në dijeni se po përdorej për përhapjen e lajmeve të rreme por nuk bëri asgjë.  Kjo vërtetohet nga mijëra dokumente të analizuara nga mediat amerikane

Për sa i përket çështjes rreth ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet e 2017, sipas një dëshmitari është një flluskë në ujë: Brenda pak javësh do të përqendrohen tek dicka tjetër, ndërkohë ne stampojmë para! Baunds aktualisht zv/president i komunikimit, u shpreh për Uashington Post se ishte i befasuar nga këto akuza, pas katër vitesh.

Sipas New York Times, e cila citon dokumentet e brendshme të Facebook nga të cilat del se shoqëria ishte në dijeni të lëvizjeve të grupeve ekstremiste që në platformën sociale përpiqeshin të polarizonin opinionin publik amerikan para zgjedhjeve. Dokumentet konfirmojnë se nënpunësit e shoqërisë ishin të bindur se do të kishte qenë e nevojshme të bëhej shumë më shumë

16 muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, një nëpunëse e Facebook deklaroi se kishte shumë mesazhe rreth teorive të konspiracionit.

Në 5 nëntor, dy ditë pas zgjedhjeve, një tjetër nënpunës i platformës sociale të Mark Zukerberg paralajmëroi kolegët e tij për informacionet e rreme që do të vërshonin pas zgjedhjeve. Një analist vuri re se 10 për qind e postimeve me tematikë politike shkruar nga profile amerikane mbështesnin tezën e mashtrimeve elektorale

Këto janë vetëm disa nga historitë e cituara nga mediat amerikane, në një kohë që platforma sociale akuzon ish presidentin Tramp si burimin e informacioneve të rreme

Pas sulmit në kongresin amerikan, në 6 janar, drejtoresha Sheril Sendberg, mbrojti Facebook, duke këmbëngulur se nuk kishin mjete për të frenuar urrejtjen. Por dokumentete e përfunduara në duart e të përditshmeve amerikane trehojnë një histori ndryshe: shumë nëpunës ishin në dijeni të fluksit të informacioneve të rrema dhe kishin dhënë alarmin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu