Rritet çmimi i naftës, qytetarët nuk dalin në protestën e paralajmëruar

0

Qytetarët në të gjithë Shqipërinë nuk i janë përgjigjur thirrjes së shoqërisë civile për të fikur automjetet në shenjë proteste, pas akuzave për rritjen e çmimit të naftës.

Edhe pse përmes rrjeteve sociale bëhej thirrje të fikeshin makinat nga ora 12:00 deri në 15:00,ne cdo kryqëzime e rrethrrotullim,  në shenjë proteste për uljen e cmimit të naftës në 150 lekë të reja, qytetarët kanë vijuar normalisht qarkullimin e automjeteve, duke mos u bërë pjesë e kësaj proteste.

Në qytetin e Elbasanit qarkullimi ka vazhduar normalisht dhe në asnjë moment nuk ka pasur fikje të makinave apo bllokim të qarkullimit.Krahas Elbasanit, e njëjta situatë është paraqitur edhe në qytetet më të rëndësishme të vendit.

Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri varion nga 170 deri në 180 lekë të reja, ndërsa kohët e fundit opozita ka akuzuar se mazhoranca pritet të rrisë çmimin e naftës me 20 lekë.

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu