Rritet çmimi i paketave të cigareve. Ja sa shkon?

0

Çmimi i shitjes së paketës së cigareve do të rritet me 20 lekë, kjo në kundërshtim me atë çfarë ligji parashikon. Akciza e cigareve ndryshon në muajin janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, por ky ndryshim në vlerë është aplikuar 5 javë më herët.

Rritjen e unifikuar me 20 lekë për paketë e kanë bërë disa marka të njohura që shesin cigare në vendin tonë. Theksojmë se aktualisht paketa më e shtrenjte në vend aktualisht shitet me çmimin maksimal 380 lekë.

Bazuar në një studim të realizuar së fundmi nga DSA (Development Solutions Associates), 1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 % e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu