Për fermerët duke qenë se janë të vetëpunësuar në bujqësi është e domosdoshme të vetësigurohen. Por për tu siguruar sigurisht që duhet të plotësojnë disa kritere si, të banojë në të njëjtin rreth ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale, të banojë në fshat, vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga Zyra e rregjistrimit të pasurisë së paluajtshme prane organeve te pushtetit vendor etj. Ndërkohë që sipas koordinatorit të të vetëpunsuarve në bujqësi, Shaban Kumrija nga Janari deri në Tetorë të vetëpunësuar për bujqësi janë 104% e popullsisë, ndërsa si vullnetarë 130%.
Ndërkohë që atyre personave që I lind e drejta për pension aplikon në e-albania personalisht apo pranë sporteleve të adisës. Për të kryer të gjitha procedurat më në detaje është kryetarja e degës së përfitimeve Jonida Beqiri e cila informon qytetarët më në detaje.
Ndërsa për sa I takon përfitimit të pensioneve sipas ligjit 29/2019, qysh prej fillimit të zbatimit të këtij ligji janë regjistruar gjithsej 1770 kërkesa. Ndërkohë që vetëm gjatë këtij viti deri në fund të muajit tetorë janë aplikuar 430 kërkesa për pension suplementar, pleqërie dhe invaliditeti.