Rritet interesi për të vizituar objektet e kultit në Elbasan, kryeson xhamia e Ballies

0
Screenshot

Elbasani po përjeton një rritje të ndjeshme të interesit nga turistët vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin gjithnjë e më shumë të vizitojnë objektet e kultit me vlera të larta historike dhe arkitektonike. Një ndër më të spikaturat është Xhamia e Ballies, e cila pas vlerësimit si “Xhamia më e bukur e vitit 2025”, është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara në qytet.

Turistë të grupmoshave të ndryshme e vizitojnë këtë objekt për t’u njohur më nga afër me historinë dhe arkitekturën unike që e karakterizon. Ndër vizitorët më të fundit ishte një grup fëmijësh nga Tirana. Drejtuesja dhe shoqëruesja e tyre, znj. Anisa Ymeri, theksoi rëndësinë që ka edukimi i brezit të ri me vlerat dhe pasurinë kulturore.Ndërkohë një ndër fëmijët vizitorë u shpreh me entuziazëm për cka pa duke ia sugjeruar atyre që ende nuk e kanë vizituar.

Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, konfirmoi interesin e lartë për vizita gjatë sezonit veror, sidomos pas marrjes së çmimit kombëtar.Ai shtoi se edhe turistët e huaj, veçanërisht nga Europa dhe Lindja e Largët, kanë mbetur të mahnitur nga bukuria dhe vlera kulturore të xhamisë në qendër të qytetit.

Xhamia e Ballies, e shpallur si më e bukura në vitin 2025, vazhdon të jetë simbol i trashëgimisë dhe bashkëjetesës fetare në Elbasan. Ky vlerësim e ka forcuar edhe më shumë rolin e saj si destinacion kryesor kulturor dhe turistik.