Një në tre gra ka përjetuar dhunë gjatë jetës së saj, qoftë kjo fizike apo psikologjike.
Në ditën ndërkombëtare të eliminimit të dhunës ndaj grave nisi një tur çiklistik në të gjitha bashkitë për të përcjellë mesazhin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”.
Michele Ribotta e UN WOMEN Albania thotë: “Dhuna në Shqipëri është një shqetësim serioz në të gjithë hapësirën e territorit. Tanimë nuk flitet vetëm për dhunë fizike, por edhe dhunë psikologjike, dhunë online, dhunë në të gjitha format”.
Agjensitë e Kombeve të Bashkuara mbështesin e inkurajojnë qeverinë për zbatimin e ligjit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Denada Seferi, zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon: “Nga kjo e hënë nisin 16 ditët e aktivizimit për sensibilizimin e luftës kundër dhunës ndaj grave. Turi çiklistik prej 1140 klm nga veriu në jug simbolizon udhëtimin e përbashkët drejt një shoqërie pa dhunë”.