Rritet numri i të infektuarve , shtohen vatrat familjare

0

Në raportimin e rasteve ditore me koronavirus të enjten, ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vend u regjistruan 761 të infektuar. Prej tyre, 28 raste u konfirmuan në Durrës.

Aktualisht në Spitalin Rajonal të Durrësit janë të shtruar 61 pacientë, pesë prej tyre në reanimacion por jo të intubuar.

Në këtë spital, po shtrohen vetëm rastet që kanë nevojë për oksigjen, ndërsa personat me forma më të lehta të sëmundjes dërgohen në shtëpi për t’u karantinuar.

gjendja e të shtruarve në spital është e stabilizuar. Ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit në pallatin e sportit “Ramazan Jella” ndërsa deri më tani janë bërë 600 vaksina.
Kurse, duke raportuar nga Korça, gazetarja Ledjona Xheladinaj thotë se në qarkun juglindor ka rritje të të infektuarve dhe se po shtohen vatrat familjare.

Në sanatoriumin e qytetit ndodhen 25 pacientë të shtruar, ndërsa ata që kanë nevojë për shërbim më të specializuar dërgohen drejt Tiranës. Sa i përket vaksinimit, është drejt përfundimit faza e parë e këtij procesi, pra vaksinimi i stafeve

Në këtë qark vaksinimi ka vijuar i pandërprerë ndërsa stafet mjekësore po marrin dozat e dyta.

Në spital, në pavijonin e Infektivit aktualisht janë të shtruar 25 pacientë, 11 prej tyre në reanimacion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu