Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet/Strehimi i personave të prekur,sfida më e madhe

0

Vijon operacioni i shpëtimit për gjetjen e dhjetra personave të zhdukur nga përmbytjet në Indonezi.

Si pasojë e stuhive ciklonare dhe rrëshqitjeve të dheut  deri më tani kanë humbur jetën 160 persona dhe 70 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Katastrofat u shkaktuan nga stuhia tropikale që goditi provincën lindore të Nusa-Tengas. Në raportimet e para të mëngjesit të 4 prillit, mësuam se disa zona u prekën veçanërisht nga stuhia, rrebeshet dhe dallgët deri 6 m të larta”, thanë autoritet.

Stuhia dhe rrëshqitjet e dheut rrafshuan një fshat duke e bërë të pabanueshëm, teksa dhjetra persona u gjetën nën baltë.

Një ndër problemet kryesore dhe sfidat më të mëdha për autoritetet mbetet strehimi I personave të prekur të cilët rrezikohen edhe nga pandemia e Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu