Rihanna maskohet në protestë,dikush nuk e njohu dhe i kërkoi emrin në Instagram

0

Ok, të gjithë e njohin RiRi-n, këtë s’e vëmë në dyshim! Por, kësaj here këngëtarja ishte maskuar për të marrë pjesë në një protestë të “ndalimit të urrejtjes aziatike” në New York.

Rihanna i shoqërua nga asistentja e saj, Tina Truong, e cila e filmoi në momente të ndryshme gjatë protestës.

Këngëtarja doli në rrugë e maskuar me syze, kapele e maskë dhe nuk dallohej aspak që ishte ajo, ndaj me të drejtë një qytetar i thjeshtë i cili gjithashtu po filmonte gjatë protestës, i ka kërkuar emrin në Instagram për t’i bërë tag.

Si një diva, RiRi shkroi emrin e saj në Instagram dhe qytetari s’i besoi dot syve, duke e pyetur “Ti je kjo?”

Sa është shansi të të të ndodhë kështu?

Së fundmi pandemia Covid-19 ka ndikuar negativisht në biznesin e Rihannës. Biznesi i saj i veshjeve “Fenty” po falimenton totalisht.

Sipas Women’s Wear Daily (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Duke qenë në SHBA, Rihanna i ka dhënë më shumë përparësi linjave të saj Fenty Beauty dhe Fenty Skin, si dhe të brendshmeve Savage X.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë kryefjala e mediave për lidhjen e saj me reperin Asap Rocky.

Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu