Rritet numri i viktimave në Itali, në 24 orë identifikohen mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19

0

Shifra të larta të infektimeve me koronavirus ka regjistruar edhe Italia. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 108, 304 raste të reja nga 492, 172 teste të realizuara.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 223 persona kanë humbur jetën duke shënuar një rritje në krahasim me një ditë më parë.

Që nga fillimi i pandemisë në total numri i viktimave ka arritur në 138, 697 persona.

Në Itali aktualisht 1499 pacientë ndodhen në terapi intensive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu