Rritja e çmimeve nga lufta, Rama: Do të japim karta për artikujt bazë, jo për pijetore

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me pensionistët, preku edhe rritjen e çmimeve nga lufta. Gjatë fjalës së tij, Rama uroi që armëpushimi SHBA-Iran të çojë në zgjidhje përfundimtare para se simpotmat e çmimit të naftës të shfaqen edhe te çmimet e ushqimeve.

Më tej, kryeministri theksoi se për familjet në nevojë do jepen karta për artikujt bazë, në mënyrë që asnjë lek të mos përfundojë në pijetore apo bixhoz.

“Gjëra që ndodhin jashtë vullnetit tonë, nuk i vendosim ne por duhet të përballemi, nga pandemia, tërmeti, lufta në Ukrainë e tani lufta në Lindjen e Mesme, që vjen këtu te cmimi i naftës. Shpresojmë armëpushimi të cojë në zgjidhje përfundimtare para se simpotmat e cmimit të naftës të shfaqen te cmimet e ushqimeve. Gjëja e parë që do mendojmë jeni ju, të tjerët vijnë pas. Dhe bashkë me ju edhe familjet në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat po përgatisim një skemë të re të bazuar te një kartë e shpenzimeve në bazë të shportës. Asnjë lek të mos përfundojë në pijetore apo bixhoz, por duke bërë këtë ato lekë, që përmes kartës do të mund të shpenzohen me artikujt bazë në cdo lloj dyqani, pike ku blihen ushqime të jenë të gjitha me TVSH në mënyrë që ajo tvsh që në shumë raste merret mënjanë nga shitësi të shkojë prap në buxhet dhe të kthehet te ju,“ tha Rama