Rritja e çmimit të bukës, dy kandidatët, Rushaj e Spaho: Nuk përgjigjemi dot para se të votohen

0

DEBATI

Eduard Shalsi: Ka pasur një debat të madh gjatë këtyre ditëve, ju përmendët cmimet dhe masat penalizuese zoti Halimi, keni arritur të krijoni një opinion mbi këtë debat që tashmë është publik?

Alfred Rushaj: Një merak kam nëse kandidatët do shprehen sot për atë mund të kemi një problem nëse do jenë nesër në bordin e autoritetit në lidhje me konfliktin e interesit, do kërkoja që mos i përjashtojmë që tani në vendimmarrje por për parimin e stategjinë që kësaj cështje ti shkojnë deri në fund e të dalin me një strategji konkrete.

Eduard Shalsi: Po ta dija këtë ndërhyjre s’do ta jepja fjalën, me humor po e them këtë se ne pyesim pastaj gjykojmë mbi aftësine e tyre për t’u shprehur, do na lejonte të kuptonim priofesionalitetin, pjekurinë e maturinë e tyre.

Edmond Spaho: Jo vetëm kaq por ne do i detyronim të dy kandidatët të pozicionoheshin politikisht e për këtë cështje dihet që kemi pikëpamje të kundërta dhe kjo ndodh para votimit, që s’është normale.

Eduard Shalsi: S’jam në dijeni të pikëpamjeve të kundërta se që të kemi dijeni duhet ti shprehim edhe njëra palë edhe tjetra.

Spaho: Janë shprehur fare qartë.

Eduard Shalsi: Të lutem po flasim nga pozitat e parlamentit e ne jemi parlamentare, të lutem do e marrësh mikrofonin, mos i ndërhyjmë njëri tjetrit, unë e bëra pyetjen, përgjigja ju takon ju ta jepni, thashë është pjesë e të gjykuarit mbi kapacitetin aftësinë maturinë tuaj nesër nëse do jeni në pozitat e anëtarit të këshillit të konkurencës.

Eltjon Halimi: E kam ndjekur debatin qoftë si qytetar, vetë autoriteti ka bërë disa njoftime në media për këtë ngjarje, për një hetim që ka bërë në korrik 2020, s’mund të gjykoj e të jap asnjë për vendimin ose si janë shprehur pasi ska informacion, por nëse do isha anëtar i këtij komisioni, kisha për të shqyrtuar e analizuar nga ana ligjore e logjikës gjithë hetimin që Sekretariati i Autoritetit të Konkurencës ka shqyrtuar, dokumentet që kompanitë që kanë për të sjellë në autoritet, për të vlerësuar nëse rekomandimet dhe detyrimet që komisioni në korrik iu ka vendosur e do dëgjoja e kolegët anëtarë të tjerë, duke pasur parasysh dhe interesin e familjeve e ekonomisë së tyre kisha për të vendosur.

Rezana Konomi (Perolla): Për të kuptuar vendimmarrjen finale, që daton në korrik 2020, duhet të kuptojmë si operon autoriteti, ka sekretariat teknik që kryen hetimet për shkeljet e pretenduara, është raporti që harton ky sekretariat që ia delegon komisionit për vendimarrje. Nëse ky raport është i plotë dhe vendimmarrja do jetë e bazuar në këto fakte dhe evidenca.

Nga ato që janë publike, sa di unë, konstatoj që nëse vendimarrja ka qenë në 2020 për sjellje të bashkërenduar, firmave në atë kohë u janë caktuar kushte e detyrime, duhet të ishin në monitorim këtë kohë, kur komisioni shprehet për gjobë sot për një shkelje që ka ndodhur 1 vit para s’ka idhje me situatën aktuale.

Cmimi nuk është për t;u marrë autoriteti, mund të jetë indicie për të shkuar te sjellja që cfarë fshihet pas saj, jo cmimi, tregu e dikton cmimin sjellja që fshihet pas është evidenca për të kuptuar apo nëse janë luhatje normale në kohë krize apo pandemie,
cmimi është indicie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu