Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, Jakurti: Duhet të bëhen ndryshime në tatime

0

Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti, në një intervistë në emisionin Ekonomi Plus të moderatores Klaudja Karabolli, ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Jakurti thekson se duhet që në Kosovë të bëhen ndryshime rrënjësore në tatime.

“Duhet të rritet tatimi mbi të ardhurat e koorporatave. Duhet të hiqet edhe TVSH për produktet bazë. Duhet që qeveria të mendojë më shumë për qytetarët që janë më të varfër, duke rritur pagën minimale. Kosova është një vend i varfër, që ka papunësinë më të lartë në Europë.

Kosova ka problem edhe se 80 përqind e bizneseve janë familjare. Besoj se duhet ndryshim dhe ka hapësirë për të pasur ndryshime, edhe tek tatimi për të ardhurat personale. Koorparatat duhet të tatohen, të ketë tatim edhe mbi dividentin”, deklaroi Jakurti.