Ministrja Belinda Balluku ka konfirmuar sot dyfishimin e energjisë për familjet që harxhojnë më shumë se 800 KW/Orë.
Pyetje: Çmimi i energjisë studimi sa familje preken?
Balluku: Është bërë studimi sa familje preken, mbrëmë në orën 20:00 çmimi në burësën hungareze 1040 euro për megavat orë. Në rast se qytetarët tonë do të ekspozohen me këtë cmime do të ishte e pamundur. Do të zgjedhim më të mirë për të optimizuar financat e sektorit por edhe mburojat që jep qeveria ndaj familjes.
E kemi thënë që synojmë që mos prekim çmimin e tregut. Çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë rritur. Fasha 800 kilovat orë energjie është vendosur nga ne tashmë, ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe do të diskutohet zgjidhja më e mirë e për të diferencuar atë që kemi thënë. Diferenca duhet që të bëhet. Ata qytetarë që harxhojnë më shumë do të duhet të paguajnë më shumë në faturë