“Rritja e pagës do llogaritet që prej prillit”/ Rama: Këtë javë kalon në Kuvend ligji

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim falënderues m qytetarët në Dibër pas zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se këtë javë do të votohet në parlament edhe ligji për rritjen e pagave që do të përllogarisë rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike duke nisur nga data 1 prill.

Rama tha se vonesa në miratimin e këtij ligji erdhi si pasojë e pengesave të vendosura nga deputetët, të cilët sipas tij, donin që të kishin të parët rritjen e rrogave.

“Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë. Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi shumë. Me kalimin e ligjit të pagave që do garantojnë fillimin e rritjes së madhe që kemi thënë. Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prill që shkoi. Kur të merret paga e parë të mos kujtojnë se ajo që është ajo e muajit. Do jetë edhe paga e prillit, dhe e majit. Votat i kemi marrë, zgjedhjet kanë mbaruar. Megjithëse ka kaluar kohë për shkak të vonesës, vonesën nuk e do e paguajnë ata që marrin pagën por do marrin atë që është premtuar. Prillin që vjen rritja do të përfundojnë të gjithë dhe do të kemi në Shqipëri një pagë mesatare 900 euro”- shtoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu