Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024.Por sa efektive është kjo rritje pensioni për pensionistët.Të revoltuar pensionistët në Elbasan thonë jo, ndërsa e konsiderojnë tallje për moshën e tretë.Rritja e çmimeve sidomos e shportës tani në stinën e vjeshtës bën që ti mohojnë vetes edhe produktet bazike.
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë.Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. Kjo rritje do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit.Infoweb Media