Ambasada Amerikane në Tiranë u ndal në një takim zyrtar me institucionin e Burgjeve në vendin tonë, një ndër institucionet më të rëndësishme të sigurisë.
Rezultoi një takim i ngrohtë dhe i frytshëm me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve z. Klevis Qose përfaqësuesve të ICITAP z. Tyler Truby, Atashe Rajonal i ICITAP për Ndihmën ndaj Zbatimit të Ligjit, zj. Alexzandria Burns, ICITAP Washington si dhe zj. Nisha Abrahams, Oficere Politike e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në këtë takim u diskutua për rritjen e sigurisë dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit penitenciar si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe solid me partnerët tanë. Këto takime janë thelbësore për përmirësimin dhe avancimin e sistemit tonë penitenciar dhe jemi të përkushtuar për të vazhduar këtë rrugë të bashkëpunimit efektiv dhe të frytshëm.