Rrjedhje gazi në shkollën 9-vjeçare,drejtori dhe inxhinieri referohen për shpërdorim detyre

0

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në Tiranë ku një ditë më parë pati rrjedhje gazi dhe një inxhinier janë referuar në Prokurori për veprat penale shpërdorim detyre dhe shkelje e rregullave për lëndët djegëse plasëse dhe radioaktive.

Në përfundim të ekspertizës sipas grupit hetimor rezultoi se shkolla ka 2 depozita të cilat shërbejnë në sistemin e ngrohjes. Njëra prej tyre kishte pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit u evakuuan të gjithë nxënësit ndërsa 6 prej tyre përfunduan në spital. Një prej vajzave tha se e kishin ndjerë rrjedhjen e gazit që në orën e parë të mësimit por e kanë vijuar atë me dritare hapur pastaj kur gjendja është përkeqësuar iu është kërkuar të dalin jashtë për të pirë kafe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu