Rrjetet sociale kundër Rusisë/ “Meta” ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformë

0

Meta Platforms, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë, tha të premten kompania mëmë e kompanisë së mediave sociale Facebook.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të aplikojmë etiketa për mediat shtetërore ruse”, postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter.
Ai shtoi se këto masa të reja tashmë janë zbatuar dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë.