Infowebtv, e afirmuar tashmë si një media kombëtare, është duke mbuluar në kohë reale votimet për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit.
Gazetarët tanë në Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, kanë nisur raportimin që me procesin e hapjes së procesit të votimit duke pasqyruar të gjitha fazat.
Përmes lidhjeve direkte, me video, intervista dhe voxpope, po pasqyrohen se si po vijon procesi, problematikat e hasura, pjesëmarrja në votime. Pjesë e raportimeve kanë qenë edhe kandidatët për kryetar bashkie si dhe deklaratat e ndryshme nga subjektet poltike.
Jemi duke e ndjekur hap pas hapi këtë proces, për t’ju informuar shpejt, saktë dhe me objektivitet për të dëshmuar se ne do jemi të parët, kudo dhe për çdo gjë me misionin tonë fisnik të informimit. Na ndiqni! Infowebtv