Qytetarët në Rrogozhinë janë më të përkushtuar se në 14 maj për të votuar zgjedhjen e kryebashkiakut.
Diçka e tillë vihet re jo vetëm nga qytetarët që presin në radhë, por edhe nga statistikat të cilat tregojnë se ka një pjesëmarrje më të lartë të votuesve tani se në të njëjtën kohë, 2 muaj më parë.Mbi 32 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës. Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.